Trajneri i Spanjës: Duhet të kemi kujdes ndaj Gjeorgjisë, e mposhtën Portugalinë - NACIONALE

Trajneri i Spanjës: Duhet të kemi kujdes ndaj Gjeorgjisë, e mposhtën Portugalinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente thotë se duhet të kenë kujdes si dhe kanë respekt maksimum për Gjeorgjinë.

Gjeorgjia bëri historinë duke avancuar në fazën e eliminimit direkt, ndërsa në 1/8 e finales do të përballet me Spanjën në kuadër të “Euro 2024”.

La Fuente për faqen zyrtare të Federatës Spanjolle i ka kujtuar lojtarëve se duhet të kenë kujdes ndaj Gjeorgjisë, sidomos pas fitores së këtyre të fundit ndaj Portugalisë.

Kemi respekt maksimal për ta. Janë skuadër që po kalojnë një turne të mirë, kanë mposhtur Portugalinë dhe pavarësisht eksperiencës kemi parë se po përmirësohen dhe po avancojnë në paraqitje. Duhet të japim versionin tonë më të mirë për të pasur shansin që të kualifikohemi”.

Kemi parë që e kanë ndryshuar pak sistemin, por ideja që kanë, me lojtarët që vijnë në tranzicione të shpejta. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Eksperienca që kanë luajtur ndeshjet dhe kanë siguruar kualifikimin, motivimi që vjen nga triumfi ndaj Portugalisë i bën edhe më të rrezikshëm”.

Në kokën, zemrat dhe këmbët po vazhdojnë të përmirësohemi. Lojtarët tanë e kuptojnë. Nëse duam të shkojmë larg, përmirësimi duhet të jenë konstant”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme