Trajneri i Rumanisë: Kosova ka skuadër të jashtëzakonshme që mund ta mposht secilin kundërshtar - NACIONALE

Trajneri i Rumanisë: Kosova ka skuadër të jashtëzakonshme që mund ta mposht secilin kundërshtar

2 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Rumanisë Mircea Lucescu ka kërkuar nga skuadra të mos e nënvlerësojnë Kosovën ngase kanë një “skuadër të jashtëzakonshme që mund t’i mposhtë të gjithë”.

Ai në konferencë për media para përballjes me Rumaninë deklaroi se pret një përballje ekstremisht të vështirë.

“Shpresoj që nuk jeni duke bërë shaka me Kosovën (i drejtohet gazetarëve). Kosova është një skuadër e jashtëzakonshme që mund t mposhtë secilin ekip. Kanë lojtarë që janë rritur në Evropën Perëndimore. Edhe pse nuk e kanë menaxhuar një grup të fortë, nuk nënkupton se nuk janë të mirë”.

“Nuk ka më aso dallime që mund t’i imagjinojmë. Lituania për shembull ka 6-4 lojtarë që po paraqiten në kampionate të forta, Qipro 4-5, nuk është më si më herët”.

“Fëmijët po largohen nga shtetet e tyre për të shkuar në akademi të mëdha dhe pastaj kthehen për kombëtare. Nuk është si jemi mësuar prandaj njerëzit nuk duhet të mendojnë se është e lehtë. Është shumë vështirë. Të gjitha ndeshjet janë ekstremisht të vështira”.

Ai ndër të tjera me theks të veçantë foli për Edon Zhegrovën, për të cilin deklaroi se duhet ta mbyllin njësoi në Prishtinë.

“Zhegrova është lojtar i shkëlqyer nëse i lejohet të luajë. E ndaluam mirë në Prishtinë. Në Evropë, ku i është lejuar të luajë ka qenë vendimtar”.

“Ata (Kosova) kanë 3-4 lojtarë të rëndësishëm. Rrahmani, Berisha, Muriqi dhe Zhegrova”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme