Trajneri i Qipros: Duam vetëm pikët e plota ndaj Kosovës - NACIONALE

Trajneri i Qipros: Duam vetëm pikët e plota ndaj Kosovës

3 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Qipros Temur Ketsbaia thotë se duan vetëm t’i arkëtojnë pikët e plota ndaj Kosovës.

Qipro e nisi për mrekulli sezonin në Ligën e Kombeve duke mposhtur me rezultat 1:0 në udhëtim Letoninë, ndërsa përballet me “Dardanët” të hënën.

Para ndeshjes, Ketsbaia ka bërë të ditur se kërkon vetëm fitore ndaj Kosovës, pavarësisht që është në dijeni të kualitetit së lojtarëve tanë.

“Sigurisht që duam pikët e plota pas fitores në udhëtim ndaj Lituanisë. E dimë që do të përballemi me një ekip me talentë, me lojtarë nga liga shumë të mëdha. Pas ndeshjes së parë besoj se skuadra do të japë diçka më shumë për të fituar. Ajo që ka rëndësi është se kemi pasur një fillim të mbarë. Mungojnë disa lojtarë, por ne treguam edhe në ndeshjen e parë se kemi gjasat tona.”

Kosova sigurisht nuk është Lituani. Ne duam ta luajmë lojën tonë. Le të presim rastin tonë për të shënuar. Pavarësisht se e humbi ndeshjen e parë në shtëpi, Kosova ka ekip të mirë. Por ne treguam edhe disa gjëra. Fatkeqësisht deri tash nuk i kemi pasur shikuesit afër. Tani shpresojmë t’i kemi me vete dhe të arrijmë qëllimin tonë. Se sa e arritshme është fitorja, do ta shohim. Ne do ta japim maksimumin”, deklaroi ai ndër të tjera.

Kosova ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani ndaj Qipros, duke realizuar fitore në të dy rastet (2:0, 1:5).

Përndryshe, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme