Trajneri i PSG-së Galtier dërgohet në mbajtje, akuzohet për komente islamofobike e raciste - NACIONALE

Trajneri i PSG-së Galtier dërgohet në mbajtje, akuzohet për komente islamofobike e raciste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, është dërguar në mbajtje nga policia franceze, pasi është duke u hetuar nën akuzat për diskriminim te ish-klubi i vet Nice.

Galtier, 56 vjeç, u dërgua në stacionin policor të qytetit francez Nice të premten në mëngjes.

Djali i tij, John Valovic-Galtier, është dërguar në mbajtje po ashtu. Autoritetet franceze do të vendosin brenda 24 orëve nëse do të ngrenë aktakuzë apo t’i lirojnë ata.

Galtieri u pa duke u dërguar në stacionin policor në Nice në orën 8:45 mëngjesin e sotëm.

Akuzat ndaj trajnerit të PSG-së kanë të bëjnë me diskriminime racore dhe fetare.

Galtieri akuzohet se kishte bërë komente raciste, diskriminuese dhe islamofobike gjatë një sezoni si trajner i Nice më 2021-22.

Por ai i ka mohuar akuzat menjëherë.

Në një komunikatë për media të lëshuar kur u bënë publike akuzat ndaj tij, Galtier kishte thënë përmes avokatit të vet: “Christophe Galtier ka mbetur i tronditur kur i ka parë komentet fyese dhe degraduese të Julien Fournier ndaj tij. Duke e marrë parasysh seriozitetin e akuzat ndaj tij, të cilat i kundërshton me vendosmëri të madhe, Christophe Galtier i ka kërkuar menjëherë avokatit të vet të nisë, pa humbur kohë, procedurat e nevojshëm ligjore të cilat janë të nevojshme”.

Hetuesit i kanë bastisur dhe zyrtar qendrore të klubit të Ligue 1 Nice gjatë hetimit të këtij rasti.

Disa lojtarë dhe figura të rëndësishme jashtë fushës – përfshirë presidentin e klubit Jean-Pierre Rivere- janë marrë në pyetje në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme