Trajneri i Prishtinës, Kandemir: Nuk e di kë e thërrisnin tifozët e Trepçës, nëna ime nuk e ka emrin Ajshe - NACIONALE

Trajneri i Prishtinës, Kandemir: Nuk e di kë e thërrisnin tifozët e Trepçës, nëna ime nuk e ka emrin Ajshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir ka deklaruar se nëna e tij nuk e ka emrin Ajshe, andaj nuk e di për kë brohoritshin tifozët e Trepçës.

Gjatë ndeshjes së katërt gjysmëfinale, "Torcidat" ofenduan trajnerin duke pretenduar t'ia këndonin emrin e nënës "Ajshe, Ajshe".

Mirëpo, Kandemir ka treguar se nëna e tij nuk quhet Ajshe prandaj edhe nuk e di se për kë kënduan tifozët vendas.

"Nëna ime nuk e ka emrin Ajshe. Nuk e di për kë e kishin fjalën ata (tifozët)", kishte deklaruar tekniku turk.

Ndërkohë, Prishtina humbi ndeshjen e katërt gjysmëfinale prandaj finalisti do të mësohet pas disa ditëve në kryeqytet.

Seria gjysmëfinale për momentin është e barabartë 2:2 dhe tani mbetet të shihet se cila skuadër do t'i bashkohet Pejës në finalen, ku vendoset titulli kampion.

Kujtojmë, Prishtina e mbylli si lider tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.

Lajme të ngjashme