Trajneri i Marokut: E mundëm Brazilin në Ramazan, kjo është ëndërr
Trajneri i Kombëtares së Marokut, Walid Regragui, ka shprehur entuziazmin e tij, pasi skuadra që udhëheq ai e mposhti Brazilin, vetëm pak minuta para se të përfundonin një ditë agjërimi. Ai tha se është një ëndërr kjo fitore, sidomos kur vjen në mes të Ramazanit dhe do të shkojnë të luten në Taravi, për të parë nëse është e vërtetë kjo fitore e arritur.
Kombëtarja nga Lindja e Mesme ishte surpriza më e madhe e Kupës së Botës në Katar 2022 ku arritën deri në gjysmëfinale të kësaj gare, e cila do të mbahet mend për shumë gjatë.
Maroku tregoi se rrugëtimi i tyre nuk ishte i rastësishëm, pasi mposhtën Belgjikën në grupe, për të vazhduar me Spanjën e Portugalinë, por kjo rrugë përfundoi kur u përballen me Francën në ½ e finales, për t’u mposhtur 2:0.
Në ndeshjen që u zhvillua dje mes Luanëve të Atlasit dhe Brazilit, fitoi me fitoren e të parëve me rezultat 2:1, me golat e Boufal dhe Sabirit, teksa për ameriko-latinët shënoi Casemiro.

Pas kësaj fitore erdhi reagimi i trajnerit i cili tha: “Po jetojmë momentumin e Kupës së Botës ende, jemi akoma duke ëndërruar. E mposhtëm Kombëtaren e Brazilit që është e para në botë, në mes të Ramazanit, është çmenduri.”
Ndër të tjera, trajneri maroken tha se do të shkojnë të falin taravitë, për të parë nëse kjo fitore ndodhi apo jo.

“Është muaji i Ramazanit, do të shkojmë të lutemi në Taravitë e muajit të shenjtë dhe ta konfirmojmë se kjo fitore ndodhi apo jo. Tani do të festojmë, por është një rrugë e gjatë që na pret përpara.”
Maroku në takimin e ardhshëm do të ballafaqohet me Perunë gjatë ditës së martë, që po ashtu është një miqësore.
