Trajneri i Interit, Inzaghi e refuzoi Paulo Dybalan për Joachim Correan
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e hodhi poshtë mundësinë për ta pasur Paulo Dybalan në skuadër këtë verë, pasi vendosi ta mbajë sulmuesin Joachim Correa në kurriz të ish-yllit të Juventusit.
Dybala është duke e shijuar një fillim të shkëlqyer të karrierës me Romën dhe shënoi gol në fitoren 2:1 kundër Interit në Giuseppe Meazza të shtunën.
Por ylli argjentinas kishte marrëveshje me Interin për shumë muaj, pasi vendosi të largohej nga Juventusi si pasojë e skadimit të kontratës në verë.
Paso Interi ngurroi për shumë kohë dhe e la atë të priste gjatë, në fund Dybala vendosi t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos si lojtar i lirë.

Mediat italiane raportuan në verë se zikaltrit nuk ishin në gjendje të nënshkruanin me Dybala pa e shitur njërin prej sulmuesve që i kishin në skuadër.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi nun pranoi që Correa të shitej, prandaj klubi nuk kishte mjete financiare për ta marrë Dybalan edhe pse ai ishte lojtar pa klub.
Correa iu bashkua Interit në huazim nga Lazio në vitin 2021 me detyrim blerjeje për 31 milionë euro. Sipas mediave italiane, me qëndrimin e tij në klub me kërkesë të Inzaghit dhe me kthimin e Lukakut, Interi nuk ishte në gjendje ta afronte edhe një sulmues tjetër.
Sipas të përditshmes italiane, presidenti i Interit Steven Zhang kishte dhënë dritën jeshile për nënshkrimin me Dybalan, por me kusht që një prej sulmuesve në dispozicion të shitej.
Correa kishte luajtur nën urdhrat e Inzaghit edhe në Lazio, duke i shënuar 31 gola në 117 paraqitje për klubin e kryeqytetit italian.
Sezonin e kaluar, Correa i shënoi vetëm gjashtë gola në 36 ndeshje në të gjitha garat për zikaltrit.
