Trajneri i Brightonit De Zerbi thotë se Chelsea meriton më shumë pikë
Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, shpreh keqardhje për fillimin e dobët të Chelseat në këtë sezon të Premierligës në krye me trajnerin Mauricio Pochettino, duke thënë se të kaltrit meritojnë pikë më shumë në bazë të paraqitjeve të tyre.
Të kaltrit nga Londra kanë bërë fillimin e tyre më të keq në një sezon të Premierligës në 45 vitet e fundit dhe nuk kanë arritur të shënojnë në tre ndeshjet e tyre radhazi, por De Zerbi beson se skuadra e Pochettinos ka merituar më shumë për përpjekjet e tyre.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Duke folur për shtypin përpara ndeshjes të së mërkurës në Kupën Carabao mes skuadrave në Stamford Bridge, De Zerbi shpjegoi: "Unë mendoj se ata meritojnë më shumë pikë në tabelë, duke parë ndeshjet. Sepse kam parë shumë ndeshje prej tyre. Unë kam respekt të madh për Pochettinon e Chelseas, ata kanë një skuadër të shkëlqyer. Nuk e di problemin, për ne do të jetë një lojë e vështirë".
Pavarësisht thyerjes së rekordit në afatin kalimtar për shpenzime dhe ardhjen e Pochettinos në skuadër, problemet vazhdojnë të rriten për Chelsean, me një mungesë kronike të golave, një listë të gjatë lëndimesh dhe mungesë kohezioni duke e lënë klubin të ngecë në gjysmën fundit të tabelës. Vizita e sotme mund të bëjë që Chelsea ta gjejë rrugën e duhur, ndërsa Brighton mundet vetëm ta vazhdojë ecurinë mbresëlënëse që ka në këtë fillim sezon.

Të kaltrit presin ‘Pulëbardhat’ në Stamford Bridge sot (e mërkurë) në mbrëmje.
