Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Messi do të ketë një vend në Kupën e Botës 2026
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni është shprehur i lumtur pas këtij suksesi të madh, derisa ka paralajmëruar se Lionel Messi do të luajë edhe në Kupën e Botës 2026.
Messi kishte njoftuar më parë se kjo është ndeshja e tij e fundit për në Kupë të Botës, sidoqoftë pas trofeut bëri me dije se nuk pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës.
Lidhur me këtë ka folur Scaloni, që bëri me dije se shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të ketë një vend edhe në Kupën e Botës 2026.
"Messi do të ketë një vend në Kupën e Botës 2026".
Pastaj, ai foli lidhur me këtë sukses duke falënderuar edhe familjen që i ka qëndruar pranë.
“Nuk mund të jetë se kemi vuajtur kaq shumë, por kjo skuadër është krijuar për të vuajtur dhe di të reagojë ndaj çdo gjëje. Dukej se mbaroi, ndeshja ishte në dorë, Franca ishte në telashe, por në këto nivele nuk duhet shumë dhe pastaj mund edhe ta humbnim”.
“Jam i emocionuar dhe krenar për mua, pas kaq kritikash tani le ta shijojmë triumfin sepse e merituam. Falë lojtarëve të mi, ata janë një grup i jashtëzakonshëm”.
“Jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sime. Nëse babai im do të mund të më shihte, dhe unë mendoj se po... Ai dhe nëna ime më mësuan të mos dorëzohem kurrë, në asnjë rrethanë. Edhe kur nuk fiton, është e rëndësishme të kesh dhënë gjithçka”.