Tragjike: Piloti 18-vjeçar ndërron jetë pas një aksidenti në pistë - NACIONALE

Tragjike: Piloti 18-vjeçar ndërron jetë pas një aksidenti në pistë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Piloti holandez Dilano van ‘t Hoff ka ndërruar jetë pas një përplasje që e pati në Kampionatin Evropian Regjional në Formula.

18-vjeçari që voziste MP Motorsport po garonte në garën e dytë në Belgjikë, aty ku edhe ndodhi aksidenti që ia mori jetën.

Ishte vetëm Motorsport që konfirmoi vdekjen e pilotit të talentuar.

“MP Motorsport me shumë keqardhje e konfirmon se vozitësi ynë Dilano van’t Hoff ka ndërruar jetë pasi u përplas në garën e dytë të Kampionati Evropian Regjional në Formula 3 në Alpine”.

Ngushëllime për holandezin dhanë edhe organizuesit e garës që thanë: “Duam të japim ngushëllimet më të sinqerta te familja, skuadra dhe shokët”.

Ndërkohë, shefi i Formula 1 Stefano Domenicali në “Twitter” shkroi: “Ndjejmë keqardhje që mësuam vdekjen e Dilano van ‘t Hoff. "Dilano vdiq në ndjekje të ëndrrës së tij për të arritur majat e motorsportit. Së bashku me të gjithë komunitetin e motorsportit, mendimet tona janë me familjen dhe njerëzit e tij të dashur”.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi në të njëjtin vend kishte ndërruar jetë edhe piloti francez Anthonie Hubert gjatë një gare të Formula 2 në vitin 2019.

Holandezi kishte debutuar me Motorsport në vitin 2021, duke fituar katër kampionate në Formula 4.

Lajme të ngjashme