Totti: Spalletti mësoi nga gabimet, prisja Itali më të fortë në Evropian - NACIONALE

Totti: Spalletti mësoi nga gabimet, prisja Itali më të fortë në Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Romës Francesco Totti beson se Luciano Spalletti ka mësuar nga gabimet e bëra te kombëtarja e Italisë dhe shpreson që fitoret ndaj Francës e Izraelit do të jenë pikë fillimi.

Gjatë intervistës së fundit për “Sky Sport Italia” të mërkurën,, Totti dha mendimet e tij për rezultatet e fundit të Azzurëve në Evropianin e fundit dhe dy ndeshjet hapëse të Ligës së Kombeve në shtator.

“Nuk shkoi mirë në verë. Mendova se Italia do të bënte shumë më shumë”.

“E kuptojmë se lojtarët nuk hynë në atë kompeticion në mënyrën më të mirë psiqike dhe formën fizike. Është vështirë të shkosh deri në fund kur kjo ndodhë”.

Spalleti e ka ndryshuar shumë qëndrimin brenda dhe jashtë fushës, duke dhënë sinjale premtuese pas fitores ndaj Francës e Izraelit.

“Të stërvitesh lojtarët çdo ditë nuk është si t’i shohësh për vetëm disa ditë”.

“Stërvitjet dhe qëndrimet janë ndryshe. Besoj se Spalletti mësoi nga gabimet dhe shpresoj që këto fitore në Ligën e Kombeve të jetë pikë fillimi”.

Gjatë të njëjtës intervistë, Totti e pranoi se Roma nuk i ka ofruar asnjë rol në skuadër, duke insistuar se nuk është çudi se ai, Del Piero dhe Maldini nuk po punojnë te ish skuadrat.

Lajme të ngjashme