Tottenhami pranë kualifikimit në 1/8 e finales, Roma rrezikon pas humbjes në Ligën e Evropës - NACIONALE

Tottenhami pranë kualifikimit në 1/8 e finales, Roma rrezikon pas humbjes në Ligën e Evropës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore 3:2 ndaj Hoffenheim dhe kështu skuadra londineze është afër kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Roma rrezikon shumë, pasi ka pësuar humbje 1:0 nga AZ Alkmaar.

Spurs që nuk po kalojnë fare formë të mirë në Premierligë, në Ligën e Evropës në formatin e ri kanë treguar më shumë vazhdimësi.

Përballja mes tyre dhe Hoffenheimit në kuadër të xhiros së shtatë, në fushë ishte shumë e barabartë.

Maddison shënoi vetëm pas tre minutash lojë, kur u asistua nga Pedro Porro.

Son Heung-Min e dyfishoi rezultatin në minutën e 22-të, dhe me shifrat 2:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Hoffenheim e ngushtoi rezultatin me anë të Stach në minutën e 68-të, por Son Heung-Min e gjeti edhe golin e dytë personal për ta çuar sërish diferencën në dy gola.

Për ta bërë ndeshjen akoma më interesante u kujdes Ntusu, i cili dy minuta para fundit shënoi për skuadrën gjermane, për rezultatin 3:2.

Por, gola në këtë takim më nuk pati dhe Tottenhami iu gëzua fitores dhe tre pikëve të radhës që mund të jenë pikë të kualifikimit direkt në 1/8 e finales.

Në anën tjetër, Roma ka pësuar humbje 1:0 në udhëtim te AZ Alkmaar.

Skuadra e Claudio Ranierit ishte e pafuqishme të bënte diçka në këtë takim, ndonëse e dominoi posedimin e topit.

Të dy skuadrat gjuajtën vetëm një herë në drejtim të portës, me vendasit që u treguan konkret.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 80-të, kur Parrot shënoi për 1:0.

Roma pas kësaj humbje rrezikon të mos jetë fare në top24, ndonëse momentalisht ka vendin e 17-të.

Rezultatet nga takimet tjera të mbrëmjes

Bodo/Glimt 3:1 Maccabi Tel Aviv;

Porto 0:1 Olympiacos;

Fenerbahce 0:0 Lyon;

Malmo 2:3 Twente;

Plzen 2:0 Anderlecht;

Qarabag 2:3 FCSB.

Lajme të ngjashme