Tottenhami po heton abuzimet raciste ndaj yllit të tyre, zotohen se do marrin vendime të ashpra
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se janë duke hetuar incidentet me abuzimet raciste në drejtim të yllit të tyre, Son Heung-Min, gjatë ndeshjes kundër Crystal Palaces, ku Spurs triumfuan me rezultat minimal 1:0.
Son Heung-Min dyshohet se është abuzuar në mënyrë racore gjatë ndeshjes së Tottenhamit në Premierligë kundër Crystal Palaces të shtunën. Një video u shfaq në internet, e cila dukej se tregonte një person në largësi që bënte abuzime raciste me anë të gjesteve ndaj lojtarit.
Disgusting.#HeungMinSon #THFC #Tottenham #Spurs #TOTCRY #racism@SpursOfficial @CPFC @premierleague @SkySportsPL @talkSPORT @AlasdairGold https://t.co/06x1j72lDZ pic.twitter.com/RPwOiXzKqH
— 쿼카7 (@happypuppysonny) May 6, 2023
Klubi konfirmoi të dielën se po hetojnë çështjen me ndihmën e Policisë Metropolitane dhe Crystal Palaces dhe do të merren masa të rrepta nëse dikush shpallet fajtor.
"Ne jemi të vetëdijshëm për një akuzë për abuzim racor ndaj Heung-Min Son gjatë ndeshjes së djeshme. Diskriminimi i çdo lloji është i neveritshëm dhe nuk ka vend në shoqëri, lojën tonë dhe në klubin tonë," thuhet në një deklaratë të klubit .
Club Statement - Heung-Min Son
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 7, 2023
"Ne po punojmë me Policinë Metropolitane dhe Crystal Palacen për të hetuar dhe identifikuar individin e përfshirë. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar që nëse shpallet fajtor, individi do të marrë masat më të forta të mundshme - siç ishte rasti në fillim të këtij sezoni kur Son pësoi abuzime të ngjashme racore në Chelsea”.
Crystal Palace gjithashtu lëshoi një deklaratë për incidentin dhe ka kërcënuar se do të ndalojë individin e përfshirë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për një video që qarkullon në internet (si dhe raporte të bëra direkt tek ne) në lidhje me një individ në ndeshjen e djeshme ndaj Spurs, i cili duket se bën gjeste raciste ndaj Heung-Min Son”, thanë nga klubi.
We are aware of a video circulating online (as well as reports made directly to us) regarding an individual in the away end at Spurs yesterday, appearing to make racist gestures towards Heung-Min Son. Evidence has been shared with the police, and when he is identified, he will…
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) May 7, 2023
"Dëshmitë janë ndarë me policinë dhe kur të identifikohet, ai do të përballet me një ndalim nga klubi. Ne nuk do të tolerojmë një sjellje të tillë në klubin tonë".
Tottenham Hotspur fitoi 1:0 falë golit të Harry Kane në pjesën e parë për t'i dhënë fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore. Skuadra e Ryan Mason do të rikthehet në aksion më 13 maj kur do të përballet me Aston Villën në Premierligë.
