Harry Kane e kalon Rooneyn, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premierligës
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, me golin e shënuar ndaj Crystal Palaces sot, ka kaluar me realizime legjendën e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, kështu për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premierligës.
Kane shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë një gol me kokë, pasi u asistua bukur nga Pedro Porro, për ta çuar në pushimin e mespjesëve skuadrën e tij me rezultat pozitiv 1:0.
Ky ishte goli i 28 në të gjitha garat për kapitenin e Anglisë, teksa shënoi golin e 209 në Premierligë. Tani vetëm Alan Shearer ka më shumë gola të realizuar, pasi në 441 paraqitje, kishte shënuar plot 260 gola.
Harry Kane passes Wayne Rooney's Premier League goal tally in 174 fewer games 👑 pic.twitter.com/qLvfPuZ4Qt
— GOAL (@goal) May 6, 2023
Viti 2023 ka qenë viti i rekordeve për Harry Kane, pasi që më herët gjatë këtij viti, ai ishte bërë golashënuesi më i mirë në histori të Tottenham Hotspur duke kaluar Jimmy Greaves, teksa kishte kaluar edhe Rooneyn me gola të shënuar për Kombëtaren e Anglisë në ndeshjet e marsit.
Sulmuesi anglez debutimin e tij në Premierligë e bëri në vitin 2012, teksa golin e parë e kishte shënuar në fitoren e thellë të Spurs ndaj Sunderland me rezutlat 5:1.

Kane në këtë sezon të Premierligës ka 26 gola të shënuar, dhe vetëm sezoni 2017/18 ishte më i mirë për të, kur shënoi 30 herë.
Çmimin për golashënuesin më të mirë të Premierligës e ka fituar tri herë në karrierë, në sezonet 2015/16, 2016/17 dhe 2020/21.
