Tottenhami e gjen zëvendësuesin e Antonio Contes
Raportohet se Tottenham Hotspur mund të nënshkruajë me trajnerin e tanishëm të Fulham, Marco Silva, pas një sezone të dobët të skuadrës nën drejtimin e Antonio Contes.
Pasi ra nga gara në Ligën e Kampionëve herët dhe rrezikut për të ngelur jashtë top katërshes në Premierligë, klubi po mendon ta shkarkojë trajnerin italian.
Conte iu bashkua klubit nga Londra Veriore në vitin 2021, dhe marrëveshja e tij me klubin mbaron në fund të sezonit 2023-2024.
Derisa Spurs kanë qenë gjithmonë të hapur për ta zgjatur bashkëpunimin me të, kjo me sa duket ka ndryshuar javët e fundit pas dështimeve të skuadrës në FA Cup dhe në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjen nga AC Milan në Evropë, shpejt u pretendua se kishte shumë gjasa që Conte të mos qëndronte te Spurs përtej përfundimit të sezonit aktual.
Edhe pse 53-vjeçari pritet të qëndrojë për pjesën tjetër të këtij sezoni në Premierligë, disa alternative tjera po shqyrtohen nga drejtuesit.
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës Luis Enrique, trajneri i Brentfordit Thomas Frank dhe trajneri i Nottingham Forest Steve Cooper, të gjithë janë lidhur me një kalim te Spurs dhe duket që Silva ka gjasat më të mëdha për ta marrë drejtimin e skuadrës në fund.
Tottenham qëndron në vendin e katërt në tabelë në Premierligë me 48 pikë./Orselina Lazraj/

