Tottenhami e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Liverpoolit
Tottenhami e ka fituar përballjen e parë ndaj Liverpoolit, në kuadër të gjysmëfinales për EFL Cup.
Spurs triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë në të cilën mysafirët ishin më të mirë në periudhën më të madhe të kohës.
Tottenhami rrezikoi pas vetëm disa minutave lojë, ku mbrojtësi Dragusin kishte një mundësi të mirë shënimi por dështoi ta finalizonte.
Liverpooli pastaj tentoi me anë të Mo Salah dhe Cody Gakpo, mirëpo edhe këto dolën të jenë larg konkretizimit.
Tottenhami e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes një goli të bukur të Dominic Solanke, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Megjithatë, heroi i vendasve ishte talenti Lucas Bergvall që realizoi pas një asistimi të bukur të Solankes për ta fituar gjysmëfinalen e parë (86’), gol i cili ishte i pari në fanellën londineze.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Anfield” më 6 shkurt.