Tottenham triumfon ndaj West Hamit, ngrihet në top katërshe - NACIONALE

Tottenham triumfon ndaj West Hamit, ngrihet në top katërshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham ka shënuar fitore në derbin londinez ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.

Spurs fituan me rezultat komod 2:0, sfidë që dominuan shumicën e kohës duke pasur posedimin më të madh.

Pjesa e parë ishte më e qetë, me West Hamin që tentoi përmes Jarrod Bowen derisa vendasit me anë të Richarlison, por goditjet e të dyve ishin jashtë portës.

Ishte mbrojtësi Emerson Ryoal që kaloi Tottenhamin në epërsi me një goditje nga distanca pas një pasimi të Ben Davies (56').

Pas këtij goli, West Ham nisi të krijojë më shumë por që vazhdoi t'i mungonte konkretizimi.

Fitoren e vulosi sulmuesi Heung-Min Son me një gol brenda zonës pas asistimit të Harry Kane (72').

Pas këtij tre pikëshi, Tottenham ngrihet në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës me 42 pikë, derisa West Ham vazhdon të qëndrojë në zonën e rrezikshme, pra në pozitën e 18-të me 20 sosh.

Në xhiron e radhës, Tottenham do ta zhvillojë derbin ndaj Chelseas, derisa West Ham e pret Nottingham Forestin.

Lajme të ngjashme