Tottenham triumfon me rikthim ndaj Aston Villas
Tottenham ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Aston Villas.
Edhe pse ishin në disavantazh, Spurs e përmbysen epërsinë nga 0:1 në 3:1 për t’i marrë pikët e plota.
Rogers me një gol të bukur e kaloi Villan në epërsi, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.
Pas kësaj, Tottenham e mori krejtësisht lojën në dorë. Brendan Johnson realizoi nga afërsia pas asistimit të Heung-min Son për ta barazuar rezultatin (49’).
Ndërsa, heroi doli të jetë sulmuesi Dominik Solanke që shënoi dy gola për katër minuta. Fillimisht përfitoi nga asistimi i Dejan Kulusevskit për ta përmbysur epërsinë (75’).
Kurse, pak më vonë anglezi u përkujdes edhe për golin e tretë, që ishte pak i ngjashëm si i kaluari vetëm se këtë ehrë asistoi Richarlison (79’).
Fitoren krejt në fund e vulosi James Maddison me një supergol (90+4').
Tottenham me këtë fitore ngritët në pozitën e shtatë me 16 pikë ndërsa Villa qëndron në pozitën e pestë me 18 sosh.