Tottenham triumfon bindshëm ndaj Man Unitedit
Tottenham ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Manchester Unitedi.
Spurs shënuan tre gola për t’i arkëtuar pikët e plota midis “Old Trafford”, sfidë ku Unitedi ishte me një lojtar më pak.
Van de Ven bëri një depertim fantastik për të asistuar te Brendan Johnson, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte në portën e zbrazur duke kaluar Tottenhamin në epërsi (3’).
Tottenham vazhdoi të rrezikonte duke pasur mundësi të mirë përmes Maddison e Timo Werner, që s’i finalizuan sidomos ky i fundit që dështoi përballë portierit.
Sidoqoftë, situata u vështirësua për Unitedin kur kapiteni Bruno Fernandes mori një karton direkt të kuq shkaku i një ndërhyrje te Maddison, andaj edhe u përjashtua (42’).
Në pjesën e dytë, londinezët ishin shumë herë më të mirë. Brendan Johnson asistoi për Dejan Kulusevski, i cili me një finalizim të bukur e dyfishoi epërsinë (47’).
Fitoren pastaj e vulosi Dominik Solanke që shënoi pas një goditje me kokë të Pepe Matar Sarr (78’).
Pas kësaj fitore, Tottenham renditet në pozitën e tetë me 10 pikë derisa Unitedi bie në vendin e 12-të me shtatë sosh.