Tottenham rivalizon Arsenalin për Pedron - NACIONALE

Tottenham rivalizon Arsenalin për Pedron

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham i është bashkuar garës për sulmuesin e Wolves Pedro Neto, i cili që disa muaj kërkohet nga Arsenali.

23-vjeçari ka qenë mahnitës te klubi anglez këtë sezon me dy gola dhe nëntë asistime, por humbi nëntë ndeshje shkaku i lëndimit.

Arsenal është admirues afatgjatë i Pedros, me Mikel Artetan që e sheh portugezin si adekuati për të konkurruar me Bukayo Sakan për vendin e titullarit.

Megjithatë, “The Independent” raporton se Arsenal nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e Pedros, me Tottenhamin që gjithashtu po e sheh Neton si “shënjestër”.

Spurs janë duke vazhduar ta përforcojnë skuadrën meqenëse duan të luftojnë për titullin kampion në Premierligë në sezonin tjetër.

Wolves ndërkohë kërkon së paku 80 milionë funte për Neton, kontrata e të cilit skadon më 2027.

“Ujqërit” ndër vite kanë treguar se nuk janë negociuesë të lehtë andaj të dy klubet londineze duhet të jenë mjaftë aktive nëse duan të sigurojnë sa më parë portugezin.

Lajme të ngjashme