Tottenham refuzon ofertën e Bayern Munichut për Harry Kane - NACIONALE

Tottenham refuzon ofertën e Bayern Munichut për Harry Kane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham ka refuzuar ofertën e fundit të Bayern Munichut për qendërsulmuesin Harry Kane.

Edhe pse kontrata i skadon vitin tjetër, Spurs janë të gatshëm të rrezikojnë që ta humbasin si agjent i lirë vetëm që të mos e shesin në këtë afat veror.

Bayern Munich kishte udhëtuar për në Londër që të takohet me drejtuesit e Tottenhamit, por një marrëveshje e tillë nuk do të realizohet, ngase 25 milionë euro i ndajnë dy klubet.

Bayern fillimisht kishte ofruar 70 milionë euro plus bonuset për Kane, që u refuzua në qershor para se ta përmirësonte ofertën por prapë u refuzua.

Kësisoj, kampioni i Gjermanisë dërgoi edhe një ofertë tjetër që thuhet se vleu rreth 100 milionë euro mirëpo sërish është refuzuar nga Tottenhami.

Kane që është rikthyer në fazën parapërgatitore më 12 korrik ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës por Tottenham ende shpreson se do ta bindin për rinovimin e kontratës.

Trajneri Ange Postecoglou pas fitores 5:1 ndaj Shakhtarit të dielën, ku Kane shënoi katër golësh e pranoi se ishte i hapur për një dialog me lojtarin dhe klubin.

“Mezi presim vendimin përfundimtar. Nuk kemi kohë shumë për ta bërë. Jam duke punuar me atë që është para meje. E patë sot se çfarë Harry ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë nëse nuk ndryshon diçka”.

Lajme të ngjashme