Tottenham e “shkatërron” Newcastle Unitedin
Tottenham ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.
Spurs triumfuan me rezultat të thellë 4:1, sfidë që e dominuan bindshëm nga minuta e parë.
Mysafirët e nisën më mirë duke pasur dy raste, fillimisht me Bruno Guimaraes dhe pastaj me Anthony Gordon mirëpo që nuk i finalizuan.
Nga një gabim i Tripper përfitoi Heung-min Son që asistoi për mrekulli te Destiny Udogie, që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (26’) për t’i dhënë epërsinë Tottenhamit.
Tottenham vazhdoi të dominonte, me Son që dhuroi asistimin e dytë – këtë herë për Richarlison që s’e kishte problem të shënonte në portën e zbrazur (38’).
Vendasit nuk u ndalën më kaq, me Richarlison që realizoi të dytin personal pas një asistimi perfekt të Pedro Porros (60’).
Fitoren e vulosi vetë kapiteni Son nga pika e bardhë, të cilën e kishte fituar pasi u faullua brenda zonës (85’).
E tëra që bënë mysafirët, ishte goli i nderit i shënuar nga Joelinton nga afërsia (90+2’).
Tottenham mban pozitën e pestë me 30 pikë, shtatë më pak se lideri Liverpool derisa Newcasstle qëndron në pozitën e gjashtë me 26 sosh.