Tottenham e mposht Evertonin dhe i afrohet kreut të Premierligës - NACIONALE

Tottenham e mposht Evertonin dhe i afrohet kreut të Premierligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham ka kryer detyrën ndaj Evertonit për t’iu afruar vetëm tre pikë Arsenalit që ndodhet në kreun e Premierligës.

Spurs ishin më të mirë se Everton shumicën e kohës, duke fituar me rezultat të ngushtë 2:1.

Richarlison pas nëntë minutave lojë i dha epërsinë vendasve duke shënuar pas atij asistimi perfekt të Johnson.

Ndërsa, për golin e dytë u përkujdes Heung-min Son me një goditje të saktë pas një topi të kthyer (18’).

Everton e nisi më mirë pjesën e dytë duke ngushtuar epërsinë me Calvert-Lewin, mirëpo që u anulua për një faull brenda zonës.

Ishte Angel Gomes që shënoi golin e nderit tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Mysafirët kishin mundësi për ta fituar së paku një pikë, megjithatë Danjuma dështoi nga afërsia.

Tottenham pas kësaj fitore mbledh 36 pikë derisa Everton qëndron në pozitën e 16-të me 16 sosh.

Lajme të ngjashme