Tottenham e Man United rivalizojnë Juven për Kolo Muanin - NACIONALE

Tottenham e Man United rivalizojnë Juven për Kolo Muanin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tottenham dhe Manchester Unitedi i janë bashkuar garës me Juventusin për të nënshkruar në formë huazimi me sulmuesin Randal Kolo Muani nga Paris Saint-Germain.

Dy klubet e Premierligë njësoi si gjiganti italian e vlerësojnë lartë 26-vjeçarin, i cili ka dëshpëruar prej kalimit në “Parkun e Princave”.

Negociatat janë ende të hershme mirëpo të gjitha klubet po shpresojnë ta mbyllin një marrëveshje me lojtarin, para se të negociojnë me PSG-në, raporton “The Athletic”.

Francezi kaloi te PSG-ja nga Frankfurt në verën e vitit 2023 për 90 milionë euro, megjithatë është i hapur për aventurën e re shkaku i mintuazhës së ulët, pavarësisht që ka kontratë deri më 2028.

Në sezonin e parë te PSG-ja, ai shënoi vetëm gjashtë gola në 26 paraqitje, kurse këtë sezon në 14 paraqitje ka kontribuar me dy gola e një asistim.

Pavarësisht këtyre statistikave negative, PSG thuhet se e vlerëson lojtarin mbi 50 milionë euro, andaj një marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë për t’u mbyllur.

Lajme të ngjashme