Top klubet angleze pas Leroy Sanes
Arsenali, Newcastle Unitedi dhe disa klube tjera angleze po tentojnë transferimin e yllit të Bayern Munichut Leroy Sane.
Gjermanit i skadon kontrata në vitin 2026, ndërsa aktualisht është larg rinovimit shkaku që bisedimet me Bayernin ende s’kanë filluar.
Ish skauti i Arsenalit Mick Broën e ka pranuar se londinezët janë ndër lojtarët që e duan, së bashku me Neëcastle Unitedin.
“Ka definitivisht disa klube të interesuara. Ai është i shkëlqyer, shpërthyes në shpejtësi dhe vetëm 28 vjeçar. Gjithnjë e pyes vetën se pse Man City e lejoi të largohet dhe pse klubet angleze nuk provuan ta transferojnë kur u largua për te Bayerni”.
“Por, tani me situatën aktuale, pres që të largohet. Arsenali është shumë i interesuar për të, në atë se çfarë më kanë thënë. Ai mund të luajë në të majtë dhe Saka në të djathtë, gjë që kanë nevojë dëshpërimisht”.
“Ata (Arsenali) s’janë klubi i vetëm i interesuar. Është Newcastle Unitedi dhe disa të tjera”, deklaroi ai për “Football Insider”.
Sane këtë sezon ka zhvilluar vetëm katër paraqitje në Bundesliga duke regjistruar një gol, mirëpo asnjëherë nuk ka qenë titullar.
Përndryshe, ai ka zhvilluar edhe tre ndeshje në Lgiën e Kampionëve, ku ka kontribuar me një gol, megjithatë as këtu s’ka qenë asnjëherë startues.