Tonali: Të largohesha nga Milani ishte vendimi më i vështirë i karrierës - NACIONALE

Tonali: Të largohesha nga Milani ishte vendimi më i vështirë i karrierës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Sandro Tonali ka thënë se të largohet nga AC Milan ka qenë vendimi më i vështirë në karrierë.

23-vjeçari u largua nga “San Siro” duke iu bashkuar Neëcastle Unitedit në një marrëveshje prej 70 milionë eurove.

Pasi ateroi në aeroport të enjten në mesditë, Tonali u mikpritur nga gazetarë të shumtë, ku komentoi vendimin për t’u larguar nga “Rossonerët”.

I takova njerëzit që më donin me të gjitha kushtet. Ishin po aq pozitivë edhe para se të shkoja aty”.

Ishte vendimi më i vështirë i karrierës time, por i cili duhej të bëhej”.

Milan më mikpriti si djalë dhe do të jem falënderues për pjesën e mbetur, nuk do ta harroj asnjëherë. I dua të gjithë bashkëlojtarët, gjithnjë do të jem tifoz sepse janë njerëz të artë. Ishte vendim që duhej bërë dhe e bëra në kohën e duhur”.

Tutje, italiani komentoi edhe deklaratën e Rafael Leaos i cili tha se asnjëherë nuk e ka pritur largimin e mesfushorit.

Bisedova me Rafan para lajmeve dhe është normale që nuk presin këso gjërash, por si njerëz inteligjentë e kuptojnë dhe më uroi më të mirën”.

Ishte verë e gjatë, vendimi ynë nuk vjen nga ky sezon por nga ata tre. Shpresoj që një ditë do të rikthehem te Milan dhe t’i shoh tifozët duke buzëqeshur”.

Lajme të ngjashme