Leao: Asnjëherë nuk e prisja që Tonali do të largohej nga Milani (VIDEO)
Ylli i Milanit, Rafael Leao, e ka pranuar se kurrë nuk e kishte pritur që Sandro Tonali do të largohej nga Milanit, pasi e shihte si trashëgimtar të Gennaro Gattusos, por mesfushori italian sot edhe zyrtarisht iu bashkua Newcastle Unitedit.
Reprezentuesi portugez publikoi një video të tij në pushime me familjen në një varkë dhe po u përgjigjej pyetjeve, përfshirë atyre në lidhje me shokët e tij në San Siro.

“Tonali ishte një lojtar i rëndësishëm për ne, nuk e prisja kurrë që ai të largohej”, tha Leao në video. “Ai bëri ndryshimin për ne në mesfushë dhe unë e pashë atë si trashëgimtarin e Gattusos, sepse ai ka qenë një mbështetës i Milanit që kur ishte fëmijë. Në mendjen time e shihja se do të ishte te Milani për shumë vite. Kemi pasur një raport të mirë. I uroj atij fat dhe sukses në aventurën e tij të re.”
Deklarata që Tonali bëri kur përfundoi transferimin te Newcastle United e bëri të qartë se kjo nuk ishte rruga e tij e preferuar e karrierës, duke theksuar se ai shpresonte se nuk do të ishte një lamtumirë e plotë për Milanin, sepse ai do të kthehej në San Siro në një ditë.

Milani pranoi tarifën prej rreth 70 milion € plus 10 milion € të tjera në shtesa të ndryshme dhe një ulje të tarifës së shitjes për mesfushorin italian të talentuar.
