Zyrtare: Newcastle e blen Tonalin nga Milani - NACIONALE

Zyrtare: Newcastle e blen Tonalin nga Milani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle Unitedi ka nënshkruar me mesfushorin e Italisë dhe Milanit, Sandro Tonali.

Tonali ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, duke u bërë blerja e parë e Eddie Howe këtë verë, derisa skuadra e tij po përgatitet për Ligën e Kampionëve.

Raportohet se Newcastle do t’ia paguajë Milanit 63.9 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit.

Kjo shumë e bënë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit italian.

Tonali i ndihmoi Milanit ta fitojë titullin në Serie A në sezonin 2021/22, si dhe ishte pjesë e skuadrës që e arriti gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai luajti edhe për Italinë në Kampionatin Evropian për 21-vjeçarët.

“Dua ta shpaguaj besimi në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja, siç kam bërë gjithmonë. Jam i ngazëllyer që do të luaj në St. James’ Park, mezi pres ta ndiej ngrohtësinë e tifozëve”, tha Tonali për uebsajtin e klubit.

Trajneri i Newcastle Howe tha për Tonalin: “Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe e ka mentalitetin, fizikun e tekniken për t’u përshtatur shumë me ne”.

Tonali doli nga akademia e Brescias dhe debutoi për ekipin e parë të klubit italian në Serie B në moshën 17-vjeçare.

Ai debutoi për Kombëtaren e Italisë në tetor të vitit 2019.

Lajme të ngjashme