Tonali pas nënshkrimit të kontratës: Ju e dini sa e thellë është dashuria ime për Milanin
Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, ka nënshkruar kontratë të re me Milanin me një marrëveshje pesëvjeçare që e mbanë atë në San Siro deri në vitin 2027. Në videon e prezantuar nga skuadra, futbollisti i drejtohet tifozëve kuqezinj duke iu thënë se ju e dini sa çfarë dashurie të thellë kam për këto ngjyra.
Reprezentuesi italian e vendosi të zezën mbi të bardhë këtë pasdite në marrëveshjen e re që e mbanë atë deri në qershor 2027 në Milan, e cila thuhet se do ta shohë atë të fitojë rreth 3 milionë euro në sezon, duke dyfishuar pagën që kishte marrë që nga largimi nga Brescia në vitin 2020.

“Përshëndetje djem, jam i kënaqur me rinovimin e kontratës sime dhe që kam zgjatur qëndrimin tim në Milan”, ka thënë Tonali në llogarinë zyrtare të klubit në Instagram.
“Ju e dini sa e thellë është dashuria ime për këto ngjyra. Ju falënderoj për mbështetjen që na jepni. Me mbështetjen tuaj, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha.”
Tonali kurrë nuk e ka fshehur se u rrit duke mbështetur kuqezinjtë dhe asnjëherë nuk e hodhi mundësinë për t'u bashkuar me ta, edhe kur negociatat me Interin dukej se ishin në një fazë të avancuar.
Ai gjithashtu pranoi një pagë më të ulët në atë kohë për të shtyrë lëvizjen, me premtimin se do të shpërblehej më vonë dhe ai moment tani ka ardhur.
22-vjeçari fillimisht erdhi në Milan si lojtar i huazuar nga Brescia, me një pagesë prej 10 milionë euro për të dhe pas një viti kuqezinjtë përdorën mundësinë e blerjes përfundimtare që i kushtoi skuadrës edhe shtatë milionë tjera.

Kontrata e cila u nënshkrua më 8 korrik të vitit 2021, kishte përfundimin në verën e vitit 2026, por rroga ishte e vogël, gjë që shtyri në përmirësim të kontratës dhe zgjatje edhe për një vit tjetër.

Deri më tani Tonali është paraqitur për Milanin në 87 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në katër raste tjera, teksa në derbi della Madonnina bëri paraqitjen e 100-të zyrtare në Serie A.
Ai u shpall kampion me skuadrën e tij në vitin e kaluar, ndërsa edhe këtë sezon e ka nisur mirë, duke qëndruar e treta në tabelë në pesë ndeshjet e para me 11 pikë, me tre fitore dhe dy barazime, me pikë të barabarta me Napolin e vendit të dytë por kjo e fundit me dallim golash më të mirë, ndërsa në pozitën e parë është Atalanta me 13 pikë.
Tonali ka humbur vetëm ndeshjen hapëse ndaj Udineses për shkak të lëndimit, ndërsa në pesë ndeshjet tjera ka luajtur, përfshirë edhe ndeshjen ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i talentuar dhe skuadra e tij ndeshjen e radhës e luajnë këtë të shtune në udhëtim te Sampdoria, me fillim nga ora 20:45.
