Tonali: Nuk them se jemi më të mirët, por ne ndihemi kësisoj - NACIONALE

Tonali: Nuk them se jemi më të mirët, por ne ndihemi kësisoj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sandro Tonali u shfaq i ngazëllyer në përfundim të ndeshjes së sontme kundër Sampdorias në “Luigi Ferraris”, të cilën Milan e fitoi me rezultat 1:2.

Milani ka shënuar një fitore domethënëse gjatë mbrëmjes së sotme, marrë parasysh faktin që për mbi 40 minuta lojë u gjend me një lojtar më pak në fushë.

“Ndeshja e sotme ta jep një shtysë të jashtëzakonshme. Më mirë ta fitosh një ndeshje të këtillë sesa të shënon për ta festuar rinovimin e kontratës (duke iu referuar faktit se ai dje vazhdoi kontratën me Milanin)”, komentoi Tonali.

Mesfushori italian po vijon të jetë një pikë referimi për skuadrën e drejtuar nga Pioli sa i përket repartit të mesfushës, duke qenë një titullar i pakontestueshëm.

Ndjesia se Milan është skuadra më e mirë në kampionat

Sandro Tonali nuk ka mundur që të përmbahej nga gëzimi për fitoren e arritur në udhëtim ndaj Sampdorias, kur ai u intervistua në fund të ndeshjes nga platforma televizive DAZN.

“Ky kampionat është shumë i ekuilibruar. Kemi treguar se jemi një skuadër që është e vështirë të mposhtet. Nuk them se jemi më të mirë, por ne ndihemi kësisoj”, tha Tonali.

Mesfushori i Kombëtares së Italisë foli në lidhje me rrjedhën e ndeshjes dhe për vështirësitë që u vunë në pah gjatë 90 minutave lojë.

“Kemi dhënë gjithçka nga vetja. Këto janë ndeshje të tilla, të vrazhda. Ia dolëm të shënojmë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nëse arrimë të fitojmë në kushte të tilla këto ndeshje, atëherë mund të bëjmë shumë progres”, shtoi ai.

Raporti i Tonalit me trajnerin Pioli gjithmonë është dukur i veçantë dhe si të tillë e komenton edhe vetë ai kur pyetet në lidhje me çështjen në fjalë.

“Kemi një raport shumë të mirë. Mirëpo të gjithë jemi munduar që ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk kemi luajtur mirë, por kemi fituar”, potencoi Tonali.

Përtej fitores së arritur, Tonali sheh se Milan ka akoma mundësi që të përmirësohet, duke arritur një nivel ende më të lartë se kaq.

“Po, kemi hapësirë për t’u përmirësuar akoma. E dinim nga fillimi i sezonit që duhet të luanim çdo tre ditë. Jemi gati për këtë gjë. Kemi bërë një fazë parapërgatitore shumë të mirë dhe jemi gati për ta ballafaquar këtë sfidë. Sot, kemi dëshmuar edhe një herë se përse kemi fituar kampionatit sezonin e kaluar”
, u shpreh në fund Tonali.

Pas gjashtë javëve të luajtura në Serie A, Milan për momentin zë pozitën e dytë me pikë të barabarta me Napolin, respektivisht 14 sosh.

Lajme të ngjashme