Tomiyasu refuzon Bayernin dhe rinovon me Arsenalin
Mbrojtësi Takehiro Tomiyasu është pajtuar me kushtet për të rinovuar kontratën me Arsenalin në një periudhë afatgjate.
Para disa muajve, u raportua se mbrojtësi pëlqehej shumë nga Bayern Munich dhe ekziston një mundësi që të realizohej një transferim i tillë pasi japonezi s’është titullar i vazhdueshëm te Mikel Arteta.
Sidoqoftë, një gjë e tillë duket se është vetëm spekulim, me Arsenalin që e ka bindur lojtarin për të nënshkruar kontratë edhe për disa vite.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është mbyllur mes dy palëve dhe një njoftim zyrtar pritet të bëhet së shpejti.
🚨🔴⚪️ EXCL: Takehiro Tomiyasu’s new deal at Arsenal, agreed and sealed. Japanese defender set to sign new long term contract at the club.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 5, 2024
Decision wanted by both board and Arteta as there was never any chance for Tomiyasu to leave in January.
Announcement to follow soon. 🇯🇵 pic.twitter.com/qkRwagwyVy
Thuhet gjithashtu që Arteta nuk e konsideroi asnjëherë ta lejonte Tomiyasun të largohet, i cili kaloi në “Emirates” nga Bologna në vitin 2021 për 16 milionë funte.
Mbrojtësi këtë sezon ka bërë 20 paraqitje për skuadrën londineze, edhe pse ka luajtur titullar vetëm në dhjetor shkaku i lëndimit dhe pjesëmarrjes në Kupën e Azisë.
Sidoqoftë, Japoni u eliminua befasisht nga Irani në çerekfinale këtë të shtunë, andaj lojtari do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj West Hamit të dielën e ardhshme.
Arsenal është rikthyer fuqishëm në garën për titull sidomos pas fitores bindëse 3:1 ndaj Liverpoolit të dielën mbrëma.