Tjetër portier i lënduar te Real Madridi, mësohet se kur do të kthehet Kepa Arrizabalaga - NACIONALE

Tjetër portier i lënduar te Real Madridi, mësohet se kur do të kthehet Kepa Arrizabalaga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i Real Madridit, Kepa Arrizabalaga, do të mungojë deri në tre javë për shkak të një lëndimi muskulor që spanjolli pësoi gjatë ngrohjes të mërkurën, në përgatitje për të hyrë në ndeshjen e ‘Mbretërve’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi spanjoll, i cili është i huazuar nga Chelsea, humbi ndeshjen e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër Bragës për shkak të një problemi që e pësoi gjatë përgatitjes për ndeshjen evropiane.

Portieri spanjoll iu nënshtrua skanimeve të enjten dhe u konfirmua se ai ka pësuar një dëmtim të ijeve dhe do të jetë jashtë dy deri në tre javë, përcjell Nacionale.

Kepa Arrizabalaga Real Madrid 2023-24

29-vjeçari ka qenë një figurë kyçe për skuadrën e Carlo Ancelottit që kur erdhi për të zëvendësuar Thibaut Courtoisin e dëmtuar. Ai ka mbajtur gjashtë porta të paprekura në 13 paraqitjet e tij për gjigantët spanjollë.

Lëndimi i tij të mërkurën bëri që ukrainasi Andriy Lunin të hynte për të zënë vendin e tij kundër Bragas. 24-vjeçari priti një penallti vetëm gjashtë minuta pasi filloi loja dhe bëri tre pritje të tjera ndërsa Madridi vazhdoi të fitonte 3:0 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku siguruan edhe matematikisht kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Andriy Lunin Real Madrid 2023-24

“Nuk është e lehtë të futesh në minutën e fundit, por duhet të jesh i përgatitur”, tha Lunin pas ndeshjes. "Kur është radha jote, duhet të bësh atë që di. Nuk ka shumë për të treguar për penalltinë. Dua të falënderoj trajnerin e portierëve për ndihmën e tij. Është një pritje për të dy ne."

Lajme të ngjashme