Timo Werner mund t'i bashkohet Juventusit
Sulmuesi gjerman, Timo Werner, është gjithnjë e më shumë në shënjestër të Juventusit. Si rrjedhojë, ai mund ta braktisë skuadrën e Chelseat.
Interesimi i Chelseat për Timo Werner është çdoherë e më domethënës. Fakti që në sezonin e kaluar nuk arriti që të përshtatej në skemat e Tuchel, bëri që ai të ndjehej i margjinalizuar.
Në anën tjetër, Juventus po dëshiron që ta kompletojë skuadrën me një tjetër përforcim në raportin sulmues, pasi tani për tani nuk e ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të Alvaro Moratas, i cili ishte në formë huazimi te "zonja e vjetër" për një sezon të tërë.
Akoma pa ofertë zyrtare
Ndonëse akoma Juventus nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare, interesimi mbetet konkret sipas asaj çfarë raporton Sky Sport Italia.
Qëkur diskutohej për një kalim të mundshëm të De Ligt te Chelsea, klubet kishin menduar që ta fusnin në brendi të negociatave edhe emrin e Werner.
Tuchel u shfaq i habitur për pakënaqësinë e shfaqur nga Timor Werner, meqë ishte vetë trajneri gjerman ai që e kishte sjellë te Chelsea.
Sidoqoftë, edhe pse Allegri ka simpati të veçantë për Moratan dhe për të mbetet ai prioriteti kryesor, prapëseprapë Timo Werner po vëzhgohet si sulmues potencial që mund t'i përforcojë radhët e Juventusit.
Te Chelsea pa asnjë gjurmë
Dy sezonet e Timo Werner kanë qenë thjesht dëshpëruese. Shpesh është kritikuar edhe nga tifozët e Chelseat, të cilët në raste specifike shkonin deri te kontestimet.
Në 56 paraqitje sa ka regjistruar gjithsejt në Premierligë, ai ka shënuar vetëm 10 gola. Shifra të papërfillshme nëse kemi parasysh çmimin e lartë që pagoi Chelsea për ta blerë atë (60 milionë euro). Ndër të tjera, ai llogaritej se do të ishte lojtari kryesor që do të ishte ndër lojtarët kryesorë që do ta bartnin barrën e sulmit.
Kështu nuk ndodhi. Rastet e panumërta për shënim që i humbi para portës, ishin rraskapitëse për dashamirës të Chelseat.

