Tifozi 35-vjeçar i Tottenhamit akuzohet për sulm pasi goditi me shqelm portierin e Arsenalit
Tifozi 35-vjeçar i cili pasi përfundoi derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit, e goditi me shqelm portierin e topçinjve, Aaron Ramsdale, është duke u akuzuar për sulm nga gjykata e Highburyt.
Personi në fjalë u identifikua nga policia metropolitane, ku kanë bërë publik edhe identitetin, Joseph Watts, i moshës 35-vjeçare nga Hackney. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Highburyt më 17 shkurt për të marrë vendimin pas sjelljes që bëri pas përfundimit të ndeshjes.
“Një burrë është akuzuar për sulm ndaj lojtarit të Arsenalit, pas një ndeshjeje në stadiumin e Tottenham Hotspur të dielën, më 15 janar”, shkruan autoritetet në një deklaratë të martën. “Joseph Watts, 35-vjeçar(23.06.87) nga Hackney u akuzua të martën, më 17 janar për sulm, pasi ky i fundit depërtoi deri në zonën e lojës duke sulmuar lojtarin e Arsenalit dhe duke hedhur objekte në fushën e lojës, të dyja në kundërshtim me rregullat e futbollit, akti 1991.”
Pak sekonda para se gjyqtari i takimit të vërshëllente për fundin e lojës, një qeshje ironike e Ramsdale ndaj Richarlison, bënë që gjërat të tensionoheshin, me portierin anglez që pastaj u godit në shpinë nga tifozi në fitoren 2:0 të Arsenalit.
Shoqata e futbollistëve profesionist(PFA) dhe Tottenhami e dënuan incidentin, me Spurs që ndihmuan në hetimin e mëtejmë të policisë.
Club statement on today's full-time incident at Tottenham Hotspur Stadium.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 15, 2023
“Ne jemi të tmerruar nga sjellja e një tifozi që tentoi të sulmonte portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale, në fund të ndeshjes së sotme”, shkroi Tottenhami në një deklaratë. "Dhuna në asnjë formë nuk ka vend në futboll. Klubi ka rishikuar pamjet në CCTV për të identifikuar mbështetësin dhe do të punojë me Policinë Metropolitane, Arsenalin dhe Aaron Ramsdale për të ndërmarrë veprimet më të forta të mundshme, duke përfshirë një ndalim të menjëhershëm nga stadiumi i Tottenham Hotspurit."
