Tifozët e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe: Zoti është shqiptar - NACIONALE

Tifozët e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe: Zoti është shqiptar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Tifozët kanë shpalosur një baner ndryshe gjatë ndeshjes së Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe, duke shkruar se “Zoti është shqiptar”.

“Kuq e Zinjtë” janë duke barazuar në “Air Albania” me rezultat 0:0, që është mesë i mjaftueshëm për t’iu siguruar kualifikimin në Kampionat Evropian si lider të grupit.

Sidoqoftë, ajo që fitoi vëmendjen e të gjithëve ishte baneri i shpalosur nga tifozët vendas, ku lexohej “Zoti është shqiptar”.

Se cili ishte qëllimi i këtij baneri ende nuk dihet, por që ka nisur të kritikohet nëpër mediat sociale.

Përndryshe, Shqipëria pritet të renditet në vazon e dytë të “Euro 2024” dhe kundërshtarët e grupit do t’i mësojë më 2 dhjetor 2024.

Lajme të ngjashme