Tifozët e Serbisë këndojnë parulla nacionaliste ndaj Kosovës në Mynih të Gjermanisë
U ankuan në brohoritjet e shqiptarëve dhe kroatëve duke kërcënuar edhe me largim nga Kampionati Evropian, por tifozët serb ashtu si në ditën e ndeshjes së parë ndaj Anglisë, edhe sot kanë vazhduar me thirrje kundër Kosovës.
Një grup tifozësh të Serbisë brohoritën "Kosova është zemra e Serbisë" në Marienplatz të Mynihut qendror, ku u mblodhën përpara ndeshjes së ekipit të tyre me Slloveninë të enjten, me gjestet e fundit që kanë të bëjnë me politikën dhe thirrjet e vazhdueshme në sport.
Serbia po kërkon që organi drejtues i futbollit evropian UEFA të ndëshkojë Kroacinë dhe Shqipërinë pasi akuzoi tifozët e tyre për thirrje urrejtjeje gjatë ndeshjes së tyre në Euro 2024 në Hamburg të mërkurën, por ata vazhdojnë të bëjnë edhe më keq.
Serbia vetë është akuzuar nga UEFA për incidente gjatë humbjes së tyre në Grupin C nga Anglia të shtunën e kaluar, kur mbështetësit e tyre shfaqën një baner që "transmetonte një mesazh provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive".
I njëjti baner po shfaqet edhe sot në ndeshjen ndaj Sllovenisë në stadium, ku shihet në disa vende në stadium, ku e kanë vendosur hartën e Kosovës në flamurin serb.