Tifozët e Barcelonës ndërmarrin veprime ligjore ndaj kalimit të Lionel Messit në PSG
Një grup i vogël tifozësh të Barcelonës kanë filluar qetas një proces i cili mund të sjellë ndryshime sizmike në futbollin evropian, pasi iu drejtuan gjykatës për transferimin e Lionel Messit në Paris Saint-Germain.
Avokatët dolën të martën para një gjykatësi të lartë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për të argumentuar se kalimi i Messit nga Katalonja në Paris i shkeli ligjet evropiane për ndihmë shtetërore dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian ta hetojë transferimin e tij.

Seanca e mbajtur në Luksemburg zgjati tri orë para gjykatësit Marc Jaeger, ish-presidentit të gjykatës. Vendimi pritet të merret brenda dy muajve.
Messi iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021 si mbase transferi më i madh në kohët moderne. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largua si lojtar i lirë dhe raportohet se nënshkroi kontratë të vlefshme mbi 100 milionë euro për tri vite.
Muajin e kaluar, UEFA gjeti se PSG-ja i ka shkelur rregullat e saj për ndershmëri financiare gjatë kësaj kohe dhe kërkoi 65 milionë euro për ta zgjidhur mosmarrëveshjen.
Tifozët e Barçës argumentojnë se autoritetet e futbollit francez nuk është dashur kurrë ta lejonin kalimin e Messit në PSG dhe se transferimi i tij e ka çorientuar mjedisin garues në futbollin evropian.

Por duke i bërë thirrje Komisionit Evropian ta hetojë marrëveshjen, ata po shpresojnë ta largojnë botën e futbollit financiar nga shtëpitë udhëheqëse të futbollit dhe ta fusin nën llupen e ligjvënësve të Evropës për herë të parë.
Po ashtu, ata i bëjnë thirrje komisionit ta hetojë edhe qeverinë franceze për gjoja ndihmën shtetërore që i ka ofruar PSG-së dhe klubeve franceze të futbollit në garat vendore dhe evropiane.
PSG-ja ka këmbëngulur se nuk i ka shkelur rregullat për ndershmërinë financiare me afrimin e Messit.
E pyetur për pretendimet e tifozëve të Barcelonës, PSG-ja tha të martën: “Nuk kemi çfarë të komentojmë bile – PSG-ja madje nuk është as palë në këtë rast”.