Thunder dhe Bucks arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së NBA-së - NACIONALE

Thunder dhe Bucks arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së NBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shai Gilgaeous-Alexander realizoi 39 pikë për Oklahoma City Thunder, ndërsa Giannis Antetokounmpo me 37 pikë për Milwaukee Bucks, paraqitje këto që ndihmuan të dy skuadrat të arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së NBA-së.

Gilgeous-Alexander shënoi pesë nga 20 trepikëshit e skuadrës në fitoren e tyre 118-104 kundër Dallas Mavericks në çerekfinalen e tyre të Konferencës Perëndimore.

Ai gjithashtu kontribuoi tetë rebounds, pesë asistime dhe tre vjedhje topi, me Thunder duke krijuar një epërsi prej 17 pikësh, me të cilën u mbyll çereku i tretë.

Klay Thompson dhe Naji Marshall shënuan me 19 pikë për Mavericks, ndërsa shoku i skuadrës Luka Doncic ishte i kufizuar në 16 pikë.

OKC do të luajnë ose me Golden State Warriors ose Houston Rockets në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore në Las Vegas, ku do të mbahen gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Në Milwaukee, pikët e Antetokounmpo ndihmuan Bucks në një fitore të vështirë 114-109 kundër Orlando Magic në çerekfinalen e tyre të Konferencës Lindore.

Giannis Antetokounmpo

Damian Lillard ishte gjithashtu thelbësor për Milwaukee Bucks.

Lillard shënoi 15 nga 28 pikët e tij në çerekun e katërt dhe gjithashtu kontribuoi me nëntë asistime.

Bucks, do të luajnë kundër Atlanta Hawks ose New York Knicks në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme