Thumbon Mourinho: E drejtë që Juventus ta vuajë dënimin me -15 pikë në tabelë nëse është fajtor - NACIONALE

Thumbon Mourinho: E drejtë që Juventus ta vuajë dënimin me -15 pikë në tabelë nëse është fajtor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho pas sfidës që fitoi në udhëtim 2:0 kundër Spezia, shigjetoi paksa edhe Juventusit, pasi “bardhezinjtë” u dënuan me -15 pikë në tabelë nga Tribunali Sportiv Italian.

Roma fitoi pa telashe në “Alberto Picco” kundër Spezias. Trajneri i skuadrës kryeqytetas italiane u shfaq i lumtur për atë që demonstruan të besuarit e tij në fushë.

Megjithatë, kur u pyet nga gazetarët pas sfidës për penalizimin që pësoi Juventus të premten me -15 pikë në renditje tabelore, si rrjedhojë e aktvendimit të Tribunalit Sportiv Italian – trajneri portugez u përgjigj me një thumb dhe dinakëri çfarë edhe e karakterizon.

“Nuk dua të flas për këto gjëra që i përkasin gjyqësorit. E shoh renditjen tabelore me Juventusin në situatën e para disa ditëve. Do kishim pasur pikët e njëjta. Pastaj, nëse ka qenë fajtor, është e drejtë që ta vuajë dënimin”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket formës të skuadrës së tij, ai pati vetëm fjalë të mira, duke lëvduar rendimentin që po gëzojnë pas pauzës të Kupës së Botës.

“Tani jemi duke bërë paraqitje më të mira. Pas Kupës së Botës kemi arritur rezultate të mira. Skuadra po shprehet relativisht mirë në fushë. Do të jetë më e vështirë kur do të luajmë tri herë gjatë javës, sepse do të vuajmë më shumë”, u shpreh Mourinho.

Pas fitores së sotme, Roma renditet në pozitën e 5-të tabelore me 37 pikë, po aq sa ka edhe Interi, edhe pse “zikaltrit” kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Lajme të ngjashme