Thuajse e kryer, Mikel Merino do të jetë transferimi i dytë i Arsenalit - NACIONALE

Thuajse e kryer, Mikel Merino do të jetë transferimi i dytë i Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali është shumë afër për ta mposhtur Barcelonën në garë për shërbimet e mesfushorit Mikel Merino nga Real Sociedadi.

Spanjolli i ka dhënë “dritën jeshile” skuadrës londineze për ta mbyllur transferimin, me këta të fundit që kanë bërë një ofertë zyrtare.

Arsenali ka ofruar 30 milionë euro plus bonuset drejt Sociedadit, me një marrëveshje që mund të kompletohet në orët në vijim.

Gazetari spanjoll Matteo Moretto raporton se gjithçka është duke shkuar drejt fundit, ndërsa ka mundësi që Sociedadi ta pranojë ofertën.

“Arsenali është një hap larg Mikel Merinos. Në orët e fundit klubi anglez prezentoi një ofertë verbale prej 30 milionë eurove plus bonuset dhe marrëveshja me Real Sociedadin është afër”.

“Mikel Merino tashmë i ka thënë po Topçinjve”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Arsenali është duke shikuar edhe për të transferuar një qendërsulmues ose anësor, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Deri më tani, “Topçinjtë” kanë blerë vetëm Riccardo Calafiorin nga Bologna në një marrëveshje mbi 40 milionë euro.

Lajme të ngjashme