Thomas Tuchel te Bayerni deri më 2025
Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel ka vendosur të qëndrojë në “Allianz Arena” deri t’i skadojë kontrata.
Kishte spekulime këto ditë se tekniku gjerman mund të jetë pasuesi i Xavi Hernandezit te Barcelona, mirëpo e ardhmja e tij pritet të vazhdojë te jetë në kreun e “bavarezzëve”.
“SkySport” raporton se Tuchel ka dëshirë për të qëndruar te Bayerni deri në vitin 2025, meqenëse edhe nuk ka ndonjë klazuoël lirimi.
“Dëshira e madhe e Tuchel është të qëndrojë së paku deri në vitin 2025. Kontrata e tij nuk përfshin ndonjë opsion largimi”.
“Në disa rrethana të caktuara, ai edhe do ta konsideronte rinovimin e kontratës”.
“Sidoqoftë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë diskutim mes të gjitha palëve. Shumë gjëra varen se si do të shkojë ky sezon”, shkruan gazetari i besueshëm gjerman Florian Plettenberg.
🔴 News #Tuchel: As reported in our show yesterday: Tuchel's strong desire is to fulfill his contract until at least 2025. His contract includes no exit option.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 30, 2024
➡️ Under certain circumstances, he would even consider a contract extension …
However, there have been no concrete… pic.twitter.com/RA3UtsRuMh
Tuchel momentalisht është i fokusuar që të fitojë trofe me Bayern Munichun, pasi kanë mbetur pak mbrapa në Bundesliga si dhe janë kandidat për Ligën e Kampionëve.
Në rast ndodh ndonjë ndryshim i momentit të fundit në verë dhe Bayern vendos ta shkarkojë, atëherë dëshira e teknikut gjerman do të jetë Spanja ose Anglia.