Thomas Tuchel paralajmëron largimin: Spanja ka një ligë të jashtëzakonshme
Trajneri Thomas Tuchel e ka paralajmëruar largimin e mundshëm nga Bayern Munich.
Tekniku gjerman mori drejtimin e gjigantit gjerman vitin e kaluar, duke e fituar Bundesligan në xhiron e fundit, mirëpo këtë sezon po rrezikojnë ta humbasin pasi janë pesë pikë prapa liderit Bayer Leverkusen me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tuchel edhe javë më parë ka deklaruar se është vlerësuar më shumë në Angli se në Gjermani, kurse të dielën deklaroi se i pëlqen shumë liga spanjolle.
“Të kaloja diku jashtë do të më konvenonte. Spanja ka një ligë të jashtëzakonshme”.
“Nga perspektiva ime dhe bazuar në përvojën time të punës me spanjollët, ata karakterizohen nga një sasi e jashtëzakonshme e vetëbesimit. Kur flisni me lojtarët spanjollë, unë shpejt e kuptoj se jeni duke u angazhuar me atë person”, deklaroi ai.
🚨🇪🇸🚨Thomas #Tuchel a few minutes ago:
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 28, 2024
„Moving abroad would appeal to me again. Spain has an extraordinary league.“
„From my perspective, and based on my experience working with Spaniards, they are characterized by a tremendous amount of self-confidence. When you speak with… pic.twitter.com/9gOZ1WmOMI
Nga gjigantët spanjoll, vetëm Barcelona do të jetë pa trajner verën tjetër pasi Xavi Hernandez e ka konfirmuar se në fund do të largohet nga klubi katalunas.
Kësisoj, mbetet të shihet nëse Tuchel mund të jetë pasuesi i mundshëm i Xavit, me Barcelonën që po kalon një formë të tmerrshme këtë sezon.
Barcelona tashmë është eliminuar nga Kupa e Mbretit, e humbi Superkupën e Spanjës, është 10 pikë prapa liderit Real Madrid në La Liga, kurse shpresojnë për ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve që të mos e mbyllin sezonin pa trofe.