Thomas Tuchel “ëndërron” drejtimin e Man Unitedit
Trajneri Thomas Tuchel është i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë qysh në verë, me Manchester Unitedin që e vlerëson si punë të “ëndrrave”.
50-vjeçari mori drejtimin e Bayern Munichut vitin e kaluar, or do të largohet në fundin e sezonit me gjigantin gjerman që e njoftoi vendimin të mërkurën.
Kësisoj, Tuchel pavarësisht që është i fokusuar të fitojë trofe me Bayernin këtë sezon preferon rikthimin në kampionatin anglez, ku shpesh herë ka deklaruar se është vlerësuar shumë.
“BILD” raporton se destinacioni i preferuar i teknikut gjerman mbetet Manchester United, klub që ka dashur gjithnjë ta drejtojë por që të bëhet e mundur fillimisht duhet të shkarkohet, ose të largohet Erik ten Hag.
Momentalisht një situatë e tillë nuk duket që do të realizohet, por interesim për Tuchel tashmë ka shprehur klubi londinez West Ham United.
“TalkSport” raporton se “Çekanët” duan ta punësojnë Tuchelin për ta zëvendësuar David Moyes në verë, por tekniku gjerman pritet ta refuzojë pasi preferon një top klub evropian.
Përndryshe, destiancioni tjetër i mundshëm mbetet Barcelona, që janë duke shikuar disa trajnerë për ta zëvendësuar Xavi Hernandezin, i cili gjithashtu do të largohet këtë verë.