Thomas Strakosha - çfarë mund të presin tifozët e Brentfordit nga numri 1 i Shqipërisë?
Thomas Strakosha, portieri shqiptar, prej shumë vitesh është një nga më të mirët në Seria A.
Ai ka qenë një nga lojtarët kyç të Lazios, dhe falë formës dhe ndikimit të tij, skuadra e Romës ka qenë prej kohësh konkurruese në Serie A.
Thomas ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në Kombëtaren Shqiptare dhe tashmë konsiderohet si një nga lojtarët shqiptarë më të njohur në historinë tonë.
Thomas ka lindur dhe është rritur në Greqi dhe është djali i një prej portierëve më të njohur shqiptarë, Foto Strakosha. Pra, në këtë rast ia vlen të përdoret shprehja 'si baba, si bir'. Por ndryshimi sa i përket babait të tij, është se Thomas ka arritur të luajë në një nivel më të lartë.
Forcat e Strakoshës
Tani do të shqyrtojmë në detaje se çfarë do të sjellë Thomas Strakosha në ekipin e tij të ri, Brentford, dhe ndikimin që ai do të ketë në Premierligë.
Strakosha ka treguar shumë cilësi që e kanë bërë portierin që është tani. Pavarësisht se është një portier i gjatë, Thomas është shumë fleksibël dhe shumë i shkathët. Për shkak të përkushtimit, fokusit dhe punës së palodhur, një tjetër pikë e fortë e tij janë goditjet e penalltisë. Ai është shumë i aftë të mohojë kundërshtarin nga pika.
Një cilësi që do ta bëjë atë një përshtatje të përsosur për Premierligë është lidershipi dhe karakteri i tij i fortë. Dëshira dhe uria për të arritur gjëra, fakti që ai nuk dorëzohet kur gjërat shkojnë keq ose që ai nuk lejon që një gabim të ndikojë në performancën e tij janë të gjithë faktorë të rëndësishëm.
Portieri shqiptar njihet edhe për komunikimin e qartë me mbrojtësit e tij. Karizma dhe lidershipi i tij është shumë i rëndësishëm për mbrojtësit dhe ekipin e tij gjatë një loje.
Një tjetër pikë bonus për të, është fakti se di të luajë topin me këmbë. Ai është i mirë në fillimin e sulmit përmes këmbëve të tij, veçanërisht me këmbën e djathtë.
Ku të përmirësohet
Dy pjesët e vetme për të cilat Thomas duhet të punojë më shumë dhe të përmirësohet janë kërkesat fizike në lidhje me intensitetin e Premierligës në krahasim me Serinë A, dhe gjithashtu nevoja për të përmirësuar anglishten e tij.
Megjithatë, ai di mjaftueshëm anglisht për të kaluar në fushë me mbrojtësit e Brentford, pasi është di shumë gjuhë.
Brentford ishte një zgjedhje e mirë nga Strakosha sepse do të luajë rregullisht në ligën më të mirë në botë.
Në Shqipëri, ne gjithashtu e dimë se Brentford është një klub shumë ambicioz dhe dëshiron të bëhet më i mirë ashtu siç dëshiron Thomas.
Ne e dimë se nga ky transferim nuk do të përfitojnë vetëm lojtari dhe Brentford, por edhe kombëtarja shqiptare pasi portieri ynë numër 1 shfaqet javë pas jave në kompeticionin më të mirë në botë.