Thierry Henry tregon pse Arteta është si Guardiola
Legjenda e Arsenalit Thierry Henry ka lavdëruar trajnerin Mikel Arteta duke thënë se është duke punuar në stilin e njëjtë si Pep Guardiola.
Henry thotë se Arteta ka mësuar shumë gjëra nga Guardiola, duke nisur nga mënyra si flet ashtu edhe në aspektin e taktikave.
Tekniku francez në një intervistë për “Seaman Says” tha: “Ai është si një Pep i vogël. Jam i lumtur, por nuk do ta them që nuk është sepse është”.
“Kur them Pep i vogël, ai është në mënyrën si flet. Është shumë ndryshe në disa mënyra, por edhe taktikat janë virtualisht të njëjta”.
“Mënyra si është, mënyra si flet mirë në media. Më pëlqen qëndrimi i tij, mënyra si është trajner, si e besojnë lojtarët. Kuptohet e vetmja gjë që i mungon është fitimi i titullit”.
Arteta me Arsenalin këtë edicion synon ta fitojë titullin e Premierligës, meqenëse vitin e kaluar ishin tejet pranë por dështuan në fund.
“Topçinjtë” në fakt e kanë nisur për mrekulli sezonin duke arkëtuar gjashtë pikë në dy xhirot e para, ndaj Nottingham Forest respektivisht Crystal Palace.
Në ndeshjen e radhës, Arsenal do ta mirëpret Fulhamin që zhvillohet këtë të shtunë.
