Thierry Henry: Kur e shoh Messin, e shoh Barcelonën - NACIONALE

Thierry Henry: Kur e shoh Messin, e shoh Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thierry Henry e pranon se sa herë që e sheh Lionel Messin e sheh Barcelonën dhe pret që ish-bashkëlojtari i vet do të kthehet në Camp Nou këtë verë.

Barcelona është duke punuar për ta kthyer Messin në klub gjatë verës, pasi atij i skadon marrëveshja me Paris Saint-Germainin në qershor dhe do të jetë lojtar i lirë.

Megjithëse interesim të madh për Messin ka edhe nga MLS-ja dhe nga Arabia Saudite, Henry beson se shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të kthehet në shtëpinë e vet në Katalonjë.

Messi nuk është pritur mirë në Parkun e Princave, ku është fishkëllyer shpesh nga tifozët e klubit të vet, gjë që është e pazakontë për 35-vjeçarin.

Henry, i cili luajti tri vite përkrah Messit në Barçë nga viti 2007 deri në vitin 2010, tha: “I kuptoj fishkëllimat, por nuk i pranoj ato. Kjo nuk është hera e parë që ata i kanë fishkëllyer atij. Njerëzit do të thonë se ai e meriton këtë apo atë. Por problemi i PSG-së nuk është Messi.”

Për mua, ai më bëri të fitoj gjërat që jam munduar t’i fitoj për një kohë të gjatë. Por i kthehem faktit se askush nuk duhet të mungojë në stërvitje. I kuptoj fishkëllimat sepse askush nuk duhet të jetë mbi institucionin. Por rrallë herë e kam parë një ekip që bëhet kampion me lojtarë që iu fishkëllehen”.

Ai shtoi: “Kur mungon në një stërvitje, dënohesh. Por ndarja e vërtetë është mes tifozëve dhe epokës së Katarit. Messi nuk ka qenë kurrë problem. Ai u bë kampion bote dhe nuk u plak për dy muaj. Po, ai nuk do të qëndrojë në PSG. Dua që ai të kthehet në Barçë. Sepse kur e shoh Messin, e shoh Barçën”.

Messi u pezullua shkurtimisht nga PSG-ja pasi shkoi në Arabinë Saudite pa leje.

Lajme të ngjashme