Laporta pas fitimit të Laligës: Barcelona do të bëjë gjithçka për ta kthyer Messin
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është zotuar se do të bëjë gjithçka që mundet për ta kthyer Lionel Messin në klub gjatë kësaj vere.
Messi, 35 vjeç, u largua nga Barça në verën e vitit 2021 sepse klubi nuk ishte në gjendje t’ia vazhdonte kontratën për shkak të telasheve financiare.
Ai i ka kaluar dy vitet e fundit në Francë me Paris Saint-Germainin, por tani që po i përfundon marrëveshja dyvjeçare atje, argjentinasi do të jetë lojtar i lirë në verë.
Barcelona do t’i ketë disa pengesa për t’i kaluar para se të jetë në gjendje të nënshkruajë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, por Laporta është zotuar se po bën gjithçka në dorën e tij për t’ua plotësuar ëndrrën tifozëve të klubit.
Duke folur pasi Barcelona e fitoi titullin në Laliga 2022/23 mbrëmë me fitoren ndaj Espanyolit, Laporta tha: “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer Leo Messin në Barcelonë”.
“Leo është ende në Paris, në një gjendje të pakëndshme. Unë kam folur me Messin për ta ridrejtuar situatën. Ishte bisedë shumë e mirë. Ne i kemi ndrequr marrëdhëniet. Messi e do Barçën, e ndiej këtë klub sikur shtëpinë e vet”, shtoi ai.
Loud and clear 👀
— 433 (@433) May 15, 2023
🎥 @JijantesFC pic.twitter.com/5NVnbe2gkV
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, shtoi: “Messi është mik shumë i mirë i shumë djemve që sonte po e festojnë titullin në Laliga... jam i sigurt se ai është shumë i lumtur. Do të doja që Messi të kthehet këtu”.
Të dielën Barça e fitoi titullin e parë në Laliga që prej sezonit 2017/18, kur Messi ishte ende në klub.
Përveç punës në rregullimin e financave të klubit, Barcelona duhet të punojë edhe për ta mposhtur konkurrencën nga MLS-ja dhe Lindja e Mesme për ta marrë Messin përsëri, megjithëse ajo gjithmonë do ta ketë përparësinë duke ditur lidhjen shpirtërore të Messit me të.
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 14, 2023
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾
🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾 pic.twitter.com/CJwVQCs0s6
