Thierry Henry e lavdëron Inzaghin: Më pëlqen që luan me dy sulmues
Legjenda franceze, Thierry Henry, ka treguar se është fans i Simone Inzaghit dhe mënyrës së lojës së Interit, duke çuar vëmendjen te sistemi i lojës, i cili ndihmon ndaj skuadrave të mëdha si Manchester City.
Zikaltrit siguruan një epërsi prej 15 pikësh në Serie A të hënën në mbrëmje pasi mposhtën 2:1 Genoan e Alberto Gilardinos, duke i vendosur në rrugën drejt titullit kampion me vetëm 11 ndeshje të mbetura për të luajtur.

Interi i Inzaghit po kërkon gjithashtu të përfundojë një punë të papërfunduar në Ligën e Kampionëve, duke dashur të bëjë një hap më tej pas humbjes së tyre të dhimbshme ndaj Manchester Cityt në finalen e Stambollit sezonin e kaluar, një ndeshje që mund ta kishin fituar nëse gjërat do të shkonin pak më ndryshe.
Duke folur me Jamie Carragher në Sky Sports, Henryt iu kërkua të emëronte një trajner për të cilin ai bën tifo.
“Inzaghi. E kam ndjekur për një kohë shumë të gjatë, që nga ditët e tij në Lazio. Ai njihej në një moment si një djalë që nëse e takoni në një lojë kupe, jeni në telashe. Siç e pamë me Manchester Cityn duke hasur në probleme kundër Interit të tij në atë finale të Ligës së Kampionëve me 3-5-2. Ajo që më pëlqen më shumë te Inzaghi është se ai luan me dy qendërsulmues”.
Carragher e pyeti ish-yllin e Arsenalit nëse ai ishte një tifoz i sistemit të Inzaghit në Inter apo thjesht se ai luan dy sulmues.

“Le ta themi në këtë mënyrë. Nëse je Arsenali ose Man City, e ke aq shumë topin, ndonjëherë ata luajnë si 3-7, nëse nuk e ke aq shumë zotërimin, do të ndodhë tranzicioni. Sidomos nëse luan kundër një ekipi me anësorë që hapen dhe sulmojnë, bëhet vërtet e vështirë. Më pëlqen mënyra se si duket 5-3-2 e tij; nëse marrim Interin dhe ju keni Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan, ju keni djem që mund të jenë tre mesfushorë sulmues. Por kur ju keni topin, ju keni Lautaro Martinez që do të vijë dhe Marcus Thuram, kur Federico Dimarco, Dumfries ose Darmian nuk janë aty. Mund ta shikoni, ata shënuan dy gola të tillë kundër Juventusit jashtë shtëpisë dhe Milanit në shtëpi, Thuram shkon lehtësisht te goli dhe pra ju keni dy sulmues që shënojnë. Nëse luani një 5-4-1, si shumë skuadra pëlqejnë të luajnë pa pasur posedim, me një sulmues dhe anësorë lart e gjerë, kur e godet atë top te sulmuesi, ai mund vetëm ta kontrollojë atë.”