Thibaut Courtois lëndohet sërish, humb përballjet me Cityn
Portieri Thibaut Courtois që u rikthye në stërvitje vetëm para disa javëve, ka pësuar një tjetër lëndim.
Belgu e ka humbur tërë sezonin shkaku që këputi ligamentin e gjurit derisa po bënte stërvitje, ku para disa ditëve u rikthye.
Megjithatë, Courtois ka qenë shumë i pafat ngase këtë të mërkurë lëndoi miniskusin e gjurit tjetër.
“Marca” raporton se ky lëndim nuk është aq serioz si ai në verë, megjithatë do të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në shtatë javët e ardhshme.
Courtois has injured the meniscus in his other knee, as per @marca
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) March 19, 2024
⚡️ It is not as serious as the injury sustained in the summer. Pending further tests, his return this season is in jeopardy as he is expected to be out around 6-7 weeks
More soon @TheAthleticFC
Kësisoj, Courtois mund të thuhet se do t’i humbasë dy përballjet ndaj Manchester Cityt në kuadër të çerekfinales së Ligës të Kampionëve.
Belgu pritet të rikthehet në fundin e muajit prill apo fillimin e muajit maj, kësisoj do të jetë vështirë që të luajë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh edhe formën që po kalon Andriy Lunin.
Real Madrid rikthehet në “aksion” më 31 mars si nikoqir i Athletic Club, pastaj e pret Manchester Cityn në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm në botë.