Thiago Silva thotë se ka biseduar me Dybalan për mundësinë e kalimit te Chelsea - NACIONALE

Thiago Silva thotë se ka biseduar me Dybalan për mundësinë e kalimit te Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Chelseas, Thiago Silva thotë se ka biseduar me sulmuesin Paulo Dybala për mundësinë e transferimit në “Stamford Bridge” këtë verë dhe beson se një marrëveshje e tillë do të ishte gjigante.

Sipas mediumeve italiane, Chelsea ka shprehur interesim serioz për argjentinasin, që ka klauzolë lirimi që e lejon t’i bashkohet ndonjë klubi jashtë Italisë për vetëm 12 milionë euro.

Trajneri Mauricio Pochettino thuhet se është admirues i madh i Dybalas dhe provoi ta transferonte te Tottenham dhe PSG sa ishte trajner, por që s’ia doli.

Mbrojtësi Silva derisa ishte pjesëmarrës në garën që u zhvillua për Formula 1 tregoi se ka provuar ta bind Dybalan për kalimin në “Stamford Bridge”.

E pashë Paulo Dybalan këtu, ata (mediat) flasin që ai t’i bashkohet Chelseas”.

"Kam biseduar me të dhe e pyeta nëse po vjen por nuk u përgjigj. Ai është yll botëror. Do të doja të luaja më të, do të ishte transferim gjigant por të shohim”.

Silva gjithashtu foli pak edhe për Christian Pulisic që vendosi t’i bashkohet Milanit duke deklaruar: “Pulisic është person i mirë, ai do t’ia del mirë te Milani, e njëjta edhe për Ruben Loftus-Cheek”.

Edhe pse sezonin e kaluar pësoi pak lëndime, Dybala kaloi një edicion fantastik duke shënuar 12 herë dhe dhuruar gjashtë asistime në Serie A, derisa shtoi edhe pesë gola me Romën që arriti deri në finalen e Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme